Bisedimet e paqes, Trump: E njoh Putinin, kjo është koha e tij të reagojë

08 dhjetor 2024 | 21:24

Presidenti i zgjedhur i SHBA, përmes rrjetit social X ka thënë se tashmë lufta në Ukrainë duhet të mbyllet sa më parë.

Sipas tij, Rusia e lëshoi Sirinë për shkak të humbjeve të saj në Ukrainë që arrijnë deri në 600 mijë ushtarë. Ai thotë se Presidenti Zelensky e mirëpret një marrëveshje për t’i dhënë fund kësaj çmendurie.

“Duhet të ketë në mënyrë të menjëhershme një armëpushim dhe fillim të negociatave. Shumë jetë janë humbur. E njoh mirë Vladimir Putinin. Kjo është koha e tij të reagojë. Kina duhet të ndihmojë”, përfundon mesazhin e tij në X,

Reagimi i Kremlinit ka qenë i menjëherëshëm, përmes zëdhënësit Dimitri Peskov. Sipas tij, negociatat duhet të bazohen në marrëveshjen e Stambollit të vitit 2022 dhe në realitetin aktual të fushë-betejës. Peskov thotë se Ukraina është ajo që ka ndërprerë bisedimet me lidershipin e Rusisë për shkak të dekretit të lëshuar nga Zelensky.

Gjatë inaugurimit të Katedrales së Notre Dame në Paris, Presidenti Zelensky pati një takim me Donald Trump dhe Presidentin francez, Emmanuel Macron. Takimi zgjati rreth 20 minuta, ndërsa në fund të tij Zelensky e quajti të mirë dhe produktiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për disa vite, Idlibi i Sirisë mbeti një fushë beteje…