Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Zvicra s’e fton Moskën

02 maj 2024 | 16:22

Qeveria e Zvicrës ka thënë se Rusia nuk është e ftuar në bisedimet që do të mbahen në mes të qershorit, me qëllimin për të sjellë paqe në mes Moskës dhe Ukrainës.

Sipas tyre Rusia “nuk mund të ftohet në këtë fazë”, raporton “The Telepraph”.

Megjithatë “Zvicra është e bindur që Rusia duhet të përfshihet në këtë proces”, është thënë në qëndrimin e qeverisë zvicerane. “Një proces paqeje pa Rusinë nuk është i mundshëm”.

Zvicra ka shfaqur shpesh hapësirë për ta ftuar Rusinë, por Moska ka përsëritur qartazi se nuk ka interes për të marrë pjesë në samit.

Si pjesë e argumentit të tyre, Rusia ka përdorur vendosjen e sanksioneve për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës, duke thënë se ajo nuk mund të jetë ndërmjetësues kredibil.

Zvicra në janar ka thënë se do të mirëpriste një samit, kërkesë kjo e presidenti Volodymyr Zelensky.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea është skuadra e fundit që ka shfaqu inrteresim për…