Bisedimet Ukrainë-Rusi do të rifillojnë të hënën, thonë negociatorët
06 mars 2022
| 09:57
Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia do ta zhvillojnë nesër raundin e tretë të bisedimeve, ka shkruar negociatori ukrainas David Arakhamia në Facebook.
“Raundi i tretë i negociatave do të zhvillohet të hënën”, tha Arakhamia.
Arakhamia dhe Slutsky nuk kanë treguar se ku do të zhvillohen negociatat, shkruan CNN, përcjell “Epoka e re”.