Biserko: Perëndimi s’do ta tolerojë më Serbinë, s’e ka falur për Banjskën

17 dhjetor 2023 | 15:28

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për Të Drejtat e Njeriut në Beograd, ka thënë se Perëndimi do ta parandalojë çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës dhe se Serbia nuk do të tolerohet që ta kalojë vijën e kuqe.

Biserko ka thënë se Perëndimi nuk a ka falur Serbinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Fakti që përforcimet e KFOR-it u dërguan menjëherë në Kosovë tregon se Perëndimi është gati për ta mbrojtur Kosovën dhe për ta parandaluar çdo ‘ekskursion’ nga Serbia. Megjithatë, kosovarët kanë frikë se mund të ketë më shumë surpriza nga Beogradi. Në rrethanat aktuale gjeostrategjike, siguria është bërë prioritet për Perëndimin dhe në këtë kuptim do të parandalohet çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës. Kjo është një vijë e kuqe dhe çdo përpjekje e Beogradit për të ndjekur aventura të reja nuk do të tolerohet. Banjska nuk u fal, por Serbisë nuk iu vendos asnjë sanksion”, ka thënë Biserko në një intervistë për mediumin malazias “Aktuelno.me”.

Sipas Biserkos, Perëndimi, veçanërisht ShBA-ja, pret që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas zgjedhjeve të sotme do ta realizojë atë që ka premtuar, “që është kryesisht zbatimi i planit gjermano-francez për normalizimi”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia sot po mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Deri më…