Biserko: Serbët do të kthehen në institucionet e Kosovës, Vuçiqi po manipulon

13 nëntor 2022 | 14:06

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se veprimet e fundit të Aleksandër Vuçiqit janë një lloj testimi për ndërkombëtarët dhe limitet e tyre.

Biserko ka konsideruar se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës është një presion shtesë mbi Kosovën, shkruan “Danas”

“Duke i larguar serbët nga institucionet e Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e teston bashkësinë ndërkombëtare se sa mund t’i manipulojë ata. Megjithatë, vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tre marrëveshje në Berlin, Kosova është vend i barabartë”, ka thënë ajo.

Pos tjerash, Biserko ka thënë se sipas saj “serbët do të kthehen në institucione dhe kur të bie ‘bota ruse’, do të bie edhe ‘bota serbe’”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka vazhduar akuzat e saj…