Biserko: Vuçiqi nën presion të madh ndërkombëtar shkaku i Banjskës

11 shkurt 2024 | 15:30

Jo vetëm për shkak të zgjedhjeve të vjedhura të 17 dhjetorit, por presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është nën trysni të madhe ndërkombëtare edhe për shkak të sulmit paraushtarak në Banjskë të Zveçanit.

Kështu ka thënë Krysuesja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko, në një intervistë për median malazeze “AntenaM”.

“Vuçiqi është nën presion të madh jo vetëm për shkak të zgjedhjeve, por mbi të gjitha për shkak të Banjskës, pasiqë ai nuk ishte një kërcënim ndaj sigurisë rajonale, por edhe për Evropën – kërcënim ndaj të cilit Perëndimi reagoi menjëherë. Raporti i Qeverisë së Kosovës ishte shumë i detajuar dhe shumë bindës”, ka thënë Biserko.

Kujtojmë se edhe vetë Qeveria e Kosovës, prej konvertimti të heshtur vullnetar të veturave në veri në targa RKS, pranimit që Serbia u bëri këtyre targave me të filluar viti, i ka tërhequr vëmendjen BE-së që të mos e sheh këtë si konstruktivitet, por në fakt si maskim të një dështimi pas sulmit terrorist në Banjskë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit…