Bislim Zogaj, drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale
06 qershor 2018
| 17:48
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Bislim Zogaj drejtor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.
Zogaj ka arritur të marrë 45 vota të deputetëve.
Më herët Bislim Zogaj ka qenë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Po ashtu, Zogaj ka qenë edhe i burgosur politik.
Mandati i drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës është 5-vjeçar.
/Epoka e re/