Bislim Zyrapi: SHIK-u nuk ka qenë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së
Pyetjet shtesë për dëshmitarin Zyrapi ka filluar t’i parashtrojë përfaqësuesi i ZPS-së, prokurorja Clare Lawson, e cila ndër të tjera e ka pyetur atë për emërimin e disa komandantëve.
Zyrapi është pyetur se si është emëruar Sylejman Selimi si komandant i Zonës së Drenicës dhe për emërimin e disa komandantëve lokalë.
Lidhur me këtë, dëshmitari tha se nuk ka njohuri, sepse kur ai ka hyrë në Kosovë, këta komandantë kanë qenë të emëruar.
Po ashtu, edhe avokati Emerson ka pasur pyetje shtesë për dëshmitarin. Ai është interesuar të dijë për rolin e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.
Lidhur me këtë, dëshmitari Zyrapi tha se SHIK-u nuk e ka pasur selinë dhe nuk ka qenë pjesë asnjëherë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.