
Bislimaj përfaqëson Kosovën në Kampionatin Evropian të Golfit
24 mars 2025
| 16:25
Azer Bislimaj zyrtarisht do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Kampionatin Evropian të Seniorëve i cili organizohet nga European Golf Association. Ky Kampionat mbahet në Cornelia Golf Club, Belek të Turqisë gjatë muajit qershor.
Azeri është i vetmi lojtari senior nga Kosova (50 +) me hcp 1.4 i cili arrin të kualifikohet për këtë Kampionat Evropian dhe do të bëhet lojtari i parë nga Kosova i cili do të paraqitet zyrtarisht me një garë evropiane të EGA-s.
Në videon e më poshtme Azeri është filmuar gjatë lojës së rregullt në Kampionatin e Katërt të Kosovës.