Bislimi akuzon Serbinë: Lirimi i policëve të kidnapuar është i rrejshëm dhe mediatik

26 qershor 2023 | 16:55

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka quajtur lirimin e policëve të Kosovës të kidnapuar në Serbi, të rrejshëm dhe mediatik.

“Vendimi i sotëm i gjykatës sё Kralevёs ёshtё çertifikimi mё i fuqishёm i bankrotimit tё shtetit ligjor tё Serbisё. Njё gjykatё shtetёrore, merr vendim pёr akomodim tё njё premtimi politik tё presidentit tё shtetit. Njё vendim qё çon nё mbrojtje nё liri tё tre tё ‘akuzuarve’ pёr armëmbajtje pa leje dhe ka brenda vetes edhe konstatimin se ata nё momentin e “arrestimit” ndodheshin brenda territorit tё Serbisё, nuk ka nevojё pёr ndonjё komentim”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

Sipas Bislimit që nga kidnapimi i policëve të Kosovës e deri te lirimi i sotëm, ka qenë një strategji e Serbisë “për ta konfirmuar Vuçiqin si mjeshtёr tё eskalimit pёr ta pasuar atё nё njё moment politikisht tё volitshёm me veprime tё ‘deeskalimit’”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur lirimin e tre…