Bislimi: Barazia gjinore parakusht për integrimin evropian
10 nëntor 2023
| 12:02
Qeveria e Kosovës ka mbajtur takim konsultativ të nivelit të lartë “Angazhimi i Kosovës drejt integrimit evropian nga perspektiva gjinore”.
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se trajtimi i drejtë i perspektivës gjinore është parakusht për integrimin të suksesshëm evropian, raporton “RTKlive”.
“Perspektiva gjinore nuk është trajtuar sa duhet e rrjedhimisht shihet si problem dhe kemi nevojë për të adresuar perspektivën gjinore në rrugëtimin tonë drejtë Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.
Sipas tij, kemi problem në barazinë gjinore dhe për këtë duhet të ketë vetëdijesim për këtë.