Bislimi: BE-ja dhe Serbia nuk paraqitën asgjë, vetëm Kurti prezantoi draft substancial
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj Bashkimit Evropian (BE), duke e përsëritur pretendimin e kryeministrit Albin Kurti se vetëm Kosova kishte bërë propozim gjatë takimit të 14 shtatorit në Bruksel.
Bislimi ka thënë se BE-ja dhe Serbia nuk paraqitën asgjë, por kanë këmbëngulur për të akomoduar kërkesën e Serbisë për të t’u fokusuar vetëm në Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Drafti i fundit i të dërguarit special të BE-së për sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike, u nda me kryenegociatorin e Kosovës më 19 korrik. Ofronte një modifikim margjinal në krahasim me draftin e mëparshëm. BE-ja dhe Serbia nuk paraqitën asgjë, por këmbëngulën për të akomoduar kërkesën e Serbisë për t’u fokusuar vetëm në AKShS”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.
Postimi i plotë i Bislimit: