Bislimi: BE-ja është vizioni, fati dhe destinacioni ynë

07 shtator 2023 | 16:38

Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimik, gjatë qëndrimit në Hagë ka realizuar bisedë me studentë të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Leiden.

Gjatë bisedës, Bislimi ka folur mbi zhvillimin e Kosovës dhe progresin socio-ekonomik.

Zyra e kryeministrit ka bërë me dije se Bislimi ka folur edhe sa i përket integrimit evropian.

“Sa i përket integrimit evropian, foli mbi mbështetjen e gjerë të qytetarëve ndaj anëtarësimit në familjen evropiane. Me rëndësi është fuqizimi i mesazhit se Kosova, përmes dhe institucioneve të saj të maturuara e të përgatitura, është e gatshme të bëjë hapa tutje në këtë proces”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Gjithashtu, Bislimi ka folur edhe për prapavijën e procesit të dialogut me Serbinë dhe marrëveshjen bazike të arritur gjatë këtij viti.

“Zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe mbi prapavijën e procesit të dialogut me Serbinë dhe Marrëveshjen Bazike të arritur këtë vit. Ai tha se marrëveshja duhet të zbatohet në plotni, pa vonesa dhe pa kushtëzime, përmes një plani të sekuencimit të drejtë, të balancuar e gjithëpërfshirës. Në përfundim, ai i falënderoi studentët dhe Universitetin Leiden për mundësinë dhe bashkëbisedimin e frytshëm të zhvilluar”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Përfund, Bislimi ka thënë se “Bashkimi Evropian është vizioni, fati e destinacioni ynë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telenovela Kylian Mbappe u mbyll, por ai nuk do të…