Bislimi: Dështimet e politikës së Kosovës si pasojë e klasës politike
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka thënë se dështimet e njëpasnjëshme të politikës së Kosovës janë si rezultat i klasës politike e cila është duke e parë Kosovën si objekt shfrytëzimi.
Ky reagim i Bislimit pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol.
“Dështimet e njëpasnjëshme të politikës kosovare në arenën ndërkombëtare janë rezultat i kësaj politike ku Kosova është objekt shfrytëzimi dhe jo ndërtimi. Klasa intelektuale dhe ajo politike me ndërhyrje sporadike nuk mund të ujitë për t’i dhënë frutin madhështisë së Kosovës e cila u ngrit me 1 000 sfida dhe ka vështirësi ndërtimi nga njerëzit që nuk kanë dashuri për të. Tupanxhit nuk duhet t’i lëshojnë zërat pa nusen në shtëpi. Shumë politikanë dhe diplomatë që marrin paga nga buxheti i Kosovës së varfëruar mund t’i barazojë sikur ata të Listës Serbe që pa u zgjuar asnjëherë nga gjumi marrin pagën e pamerituar”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/