Bislimi dhe Petkoviq takohen sot në Bruksel

04 prill 2023 | 08:58

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pritet të takohen sot në Bruksel për diskutuar për hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria e Kosovës tha dje se Bislimi ka udhëtuar të hënën drejt Brukselit, “ku do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut”.​

Ky takim do të organizohet me ftesë të ndërmjetësuesit të dialogut, Mirosllav Lajçak. Si zakonisht delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të kenë takime të ndara bilaterale me Lajçakun, dhe më pas vjen takimi trilateral.

Bashkimi Evropian tha të hënën se shpreson që ajo që ka ndodhur ditëve të fundit në veri të Kosovës nuk do të ndikojë në takimin e kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit.

Bashkimi Evropian e ka quajtur marrëveshjen si kalim në një fazë të re në dialog, nga faza e krizave në një fazë të normalizimit. Por, zhvillimet e fundit në veri e kanë kthyer frikën e përseritjes s tensioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit