Bislimi dhe Petkoviqi sot takohen në Bruksel

19 korrik 2023 | 08:19

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sot do të shkojë në Bruksel për takimin e radhës të dialogut.

Dje Bashkimi Evropian ka dhënë një njoftim për këtë takim, duke zbuluar edhe agjendën.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se sot emisari Miroslav Lajçak do t’i presë palët dhe se fokusi i bisedës do të jetë zbatimi i marrëveshjes dhe shtensionimi i situatës.

“Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do t’i presë kryenegociatorët e të dyja palëve në kuadër të dialogut të lehtësuar në Bruksel. Në fokus do të jetë zbatimi i plotë i Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapat drejt deeskalimit të situatës në veri të Kosovës”, ka shkruar Stano në Twitter.

Nga Qeveria e Kosovës dje kanë konfirmuar se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sot do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë pjesë në takimin e radhës të dialogut.

“Mund të konfirmoj që nesër janë takimet e radhës të procesit të dialogut. Zëvendëskryeministri do të jetë atje, në Bruksel”, tha këshilltari për medie i Bislimit, Klisman Kadiu.

Takimi mes dy kryenegociatorëve ishte pjesë e një dakordimi mes Kosovës dhe BE-së, të cilat bënë një marrëveshje për shtensionimin e situatës.

Në pikën katër të kësaj marrëveshjeje thuhet se “BE-ja do t’i ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell,…