Bislimi dhe Petkoviqi takohen të hënën në Bruksel

11 maj 2023 | 11:01

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë me dije se të hënën në Bruksel do të zhvillohet një takim ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Lajçaku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ka thënë se janë kuptuar për “radhën e hapave” që duhet hedhur, dhe tha se me ta pati “një diskutim të rëndësishëm”.

Diplomati sllovak ka thënë se duhet të bëhet e qartë se cili do të jetë hapi i parë, hapi i dytë dhe hapi i tretë.

“Pra, ky ishte qëllimi”, ka thënë Lajçaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë…