Bislimi: Do të punojmë drejt anëtarësimit dhe integrimit të plotë në NATO
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka quajtur lajm të shkëlqyeshëm, faktin që të hënën në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Kosovës i është dhënë statusi i anëtarit të asociuar.
Bislimi ka shkruar se Kosova do të vazhdojë të punojë drejt anëtarësimit dhe integrimit të plotë në këtë organizatë.
“Parlamenti sot votoi pro dhënies së statusit të Kosovës anëtare të asociuar. Ky është një lajm i shkëlqyer për popullin tonë dhe Republikën tonë. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt anëtarësimit dhe integrimit të plotë në organizatë”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”.
Advanced status in @NATO for 🇽🇰.
The Parliamentary Assembly today voted in favor of granting Kosova associate member status. This is excellent news for our people & our Republic. We will continue working towards full membership & integration in the organization.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) May 27, 2024