
Bislimi: Duhet të jemi të gatshëm për luftë, sulmi sikur ai i Banjskës mund të përsëritet
29 prill 2024
| 10:56
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar për mediumin ukrainas “European Pravda” se një sulm i ngjashëm si me atë në Banjskë, mund të përsëritet sërish.
Ai ka shtuar se Kosova duhet të jetë gati për luftë.
Ndërkaq siç shkruan mediumi ukrainas, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka theksuar se sulmi në Banjskë më 24 shtator mund të kishte sjellë më tepër viktima, shkruan Telegrafi.
Ai ka shtuar se serbët që sulmuan në Banjskë ku u vra rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, ishin të stërvitur dhe kishin synim pushtimin e veriut.