Bislimi e Petkoviq takohen të enjten në Bruksel, Lajçak: Shpresoj të tejkalohen mosmarrëveshjet

01 prill 2024 | 11:20

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak derisa ka uruar festën e Pashkëve, ka përmendur edhe takimet që kishte javën e kaluar me kryenegociatorët në kuadër të dialogut.

Lajçak përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se të dy kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të takohen sërish këtë javë në Bruksel.

“Java para pushimit të Pashkëve ka qenë një javë e shkurtër edhe pse intensive. Të hënën prita në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe të Serbisë, drejtorin Petkovic, për të vazhduar diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Në përgjithësi, ka qenë një takim i dobishëm. Të dyja palët patën mundësinë të shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre. Në fund konkluduam se do të nevojitet një takim tjetër. Të dy palët do të kthehen në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të kapërcejmë diferencën e mbetur të enjten”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punonjësit rusë të emergjencës përfunduan të hënën një operacion shpëtimi…