Bislimi: Formimi i ushtrisë garanton paqe në rajon

10 dhjetor 2018 | 16:25

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka thënë se populli i Kosovës është i bekuar më datën 14 dhjetor, kur në këtë datë pritet të transformohet FSK-ja.

“Pas pavarësisë erdh dita më e bekuar për popullin e Kosovës është 14 dhjetori, muaji i bekuar edhe nga zoti, festa e dritave. Kosovë, sot dukesh si popull i ndaluar, por asnjëherë i gjunjëzuar. Në ty mbështillet fati i shqiptarisë, Dardania ime asnjëherë e zhgënjyer, në Himarë do bën kujdestarinë. Ushtri e vonuar, sepse mbi vete me dhimbje mban akoma antikombëtarët ata që duan të përbuzin forcën tënde, ardhja juaj me ndihmën e zotit dhe Amerikës garanton paqen në rajon dhe ndalon apetitet e sëmura të fqinjëve tanë sllave që ishin edhe barbare në të kaluarën e afërt. Të duam si Zotin, mirë se vjen, urime!”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modeluesja daneze, Philiner Repstorff është bërë e famshme në momentin…