Bislimi: Franca, Holanda dhe Belgjika janë skeptike lidhur me procesin e liberalizmit të vizave

02 qershor 2021 | 10:04

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, ku ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Bislimi u shpreh se vonesat në këtë proces nuk kanë të bëjnë me vendet mosnjohjëse të pavarësisë.

“Skeptike janë ato shtetet që e kanë njohur Kosovën, kanë problem se nuk është duke u bërë mjaftueshëm në luftimin e krimit dhe  korrupsionit. Mendoj që një pjesë e brengës nuk ka të bëjë me Kosovën, por me dëshpërimin e qytetarëve të këtyre shteteve për procesin e shpejt të liberalizimit që ka ndodhur me disa shtetet të cilat janë burim i shumë problemeve”, ka thënë Bislimi.

Ai tutje shtoi se shtetet të cilat kanë brenga për çështjen e vizave për Kosovën janë Franca, Holanda dhe Belgjika.

“Problemi më i madh duket të jetë me brengat që ka MPB e Francës, Holanda është gjithashtu vendi tjetër që ka problem me çështjen e liberalizimit të vizave, na është thënë jo zyrtarisht se brenga ka edhe Belgjika”, u shpreh Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Haqif Mulliqi Antropologjia e dramës dhe e teatrit…