Bislimi i LV-së tregon arsyet e prishjes se koalicionit me LDK-në në Vushtrri

02 shkurt 2021 | 13:08

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka treguar arsyet e prishjes se koalicionit qeverisës me LDK-në në Komunën e Vushtrrisë.

Ai ka publikuar një sondazh sipas të cilit, Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit do t’i fitojë mbi 60 për qind të votave në Vushtrri.

“Nëse ende jeni në kërkim të arsyeve që e detyruan LDK ta ndërpresë bashkëqeverisjen me LV në Vushtrri, mbase tabela më poshtë ju ndihmon sado pak. Tabela është pjesë e sondazhit të kryer në Vushtrri dhe Mitrovicë vikendin që sapo e kaluam”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Bislimit:

Nëse ende jeni në kërkim të arsyeve që e detyruan LDK ta ndërpresë bashkëqeverisjen me LV në Vushtrri, mbase tabela më poshtë ju ndihmon sado pak. Tabela është pjesë e sondazhit të kryer në Vushtrri dhe Mitrovicë vikendin që sapo e kaluam.

Pyetja:
5. Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diele, për cilin subjekt politik do të votonit? (Përgjigjet rotative)
Përgjigja tek tabela:

P.S. Rezultatet janë pa diasporën!

P.S. Kjo me Vushtrri në vend të Vushtrri është e qëllimshme, që me ua lënë një mundësi “amkademikeve” që ta sulmojnë kualitetin e sondazhit.

Image may contain: text that says '% within P Komuna 5. Nese Levizja Vetevendosje (LW) zgjedhjet Lidhja Demokratike e Kosoves (LDK) parlament Partia Demokratike Kosoves (PDK) are do tẽ mbaheshi Aleanca per Ardhmërinë e Kosoves kẽte tẽ Nisma diele, per Partia e Ashkalinjeve per Integrim (PAI) cilin subjekt Partia Demokratike e Ashkanlive te Kosoves (PADK) politik do Partia Rome Bashkuar e Kosoves (PRBK) tẻ votonit? Tjetër Total P1. Komuna Mitrovice Vushtrri 57.9% 62.5% 7.2% 11.2% 29.5% 23.8% 1.4% 1.1% 1.0% 1.0% 3% 1.0% 7% 100.0% 1.1% Total 60.1% 9.1% 26.7% 1.2% 1.1% 5% 2% 5% 5% 100.0% 4% 100.0%'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum…