Bislimi i përgjigjet të BE-së dhe ShBA-së për dinarin: Kushtetuta thotë se ka vetëm një monedhë në qarkullim
24 janar 2024
| 13:45
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar lidhur me deklaratat e Bashkimit Evropian (BE) dhe Amerikës për largimin e dinarit.
Ai ka thënë se sipas Kushtetutës, është vetëm një monedhë në qarkullim.
Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë konferencës të përbashkët për medie me ministrin e Çekisë për Çështje Evropiane.
“Kur është fjala te neni 11 i Kushtetutës, që thotë ka vetëm një monedhë në qarkullim në Kosovë, të njëjtit miq na thonë ‘po këtë mos e zbatoni’. Kushtetuta, ose është e shenjtë dhe duhet të zbatohet ose pastaj bëjmë ‘cherry picking’ (përzgjedhjen më të favorshme). Nëse duhet të bëjmë ‘cherry picking’, po e bëjmë ne. Nëse duhet të zbatohet, atëherë insistoni që të zbatohet në të gjitha rastet”, ka thënë ai.