Bislimi jep dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Klinikës së Onkologjisë
25 janar 2023
| 16:12
Dr. Arben Bislimi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Klinikës së Onkologjisë në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).
ShSKUK-ja ka konfirmuar dorëheqjen e tij, duke shtuar se Bislimi e ka marrë këtë vendim për shkaqe personale.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ju konfirmon se për shkaqe personale ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d. drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, dr. Arben Bislimi. Së shpejti pritet të caktohet u.d. drejtori i ri i Klinikës së Onkologjisë”, ka konfirmuar ShSKUK-ja për “Express”.