
Bislimi: Kemi dhënë sinjale për t’i zgjidhur problemet e komuniteteve
06 prill 2021
| 15:41
Me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Parë Botëror të Romëve është mbajtur një takim, në të cilin kanë marrë pjesë aktivistë të këtij komuniteti.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se Qeveria e re e Kosovës tashmë ka dhënë sinjalet e saj karshi zgjidhjes së problemeve të komuniteteve në vend.
Ai ka thënë se problemet janë të mëdha por vullneti ka pasur pak për t’u marr me telashet që kalojnë çdo ditë pakicat.
Bislimi ka theksuar se kjo qeveri u ka dhënë mjaftë shumë hapësirë komuniteteve që jetojnë në Kosovës duke emëruar ministra, zëvendëskryeministra dhe deputetë nga radhët e tyre, raporton “Ksp”.