Bislimi kërkon lejen e Osmanit për ta nënshkruan marrëveshjen IPA 2021
10 gusht 2022
| 11:41
Presidentes Vjosa Osmani i është kërkuar autorizimi për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare IPA 2021 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE).
Kërkesa është bërë në mbledhjen e qeverisë nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Me këtë rast, Bislimi ka thënë se është e rëndësishme që kjo marrëveshje të nënshkruhet sa më shpejt.
Ai ka njoftuar gjithashtu kabinetin qeveritar edhe për zbatimin e Programit për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit gjatë periudhës prill-qershor 2022.