Bislimi kërkon nga BE-ja të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës

20 nëntor 2023 | 11:35

“Sa më shpejtë masat e Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës duhet të hiqen”.

Kështu ka deklaruar të hënën zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në një tryezë të organizuar nga Komisioni për Integrime Evropiane, në të cilën kanë marrë pjesë edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde dhe shefit të zyrës së BE-së, Thomas Szunyog.

Bislimi ka thënë se masat e vendosura ndaj kanë ndikuar edhe në Raportin e Progresit të sivjetmë të hartuar nga Komisioni Evropian.

Bislimi madje duke folur edhe për aplikimin (të patrajtuar) e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka kërkuar që ai të shqyrtohet dhe se për këtë “nuk ka nevojë për njohjen e pesëshes mosnjohëse të BE-së”.

“Për këtë status nuk ka nevojë që të njohjen nga pesë vendet mosnjohëse… Vonesat në trajtimin e aplikimit po shtojnë zërat skeptik. Masat negative të BE-së janë ende në fuqi dhe besojmë që prezenca e këtyre masave ka ndikuar në vlerësimin që është bërë në raport. Masat që janë ende në fuqi bien ndesh me përpjekjen e rajonit për integrim në BE. Është shumë e rëndësishme që BE-ja t’i heqë sa më shpejtë këto masa”, ka thënë Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Antoine Griezmann mund të jetë në Premier…