Bislimi konfirmon takimin me Sarrazin: Për CEFTA-n s’ka asgjë konkrete
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka mbajtur takim me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin.
Takimi është mbajtur në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane.
Kur është pyetur se çfarë kanë biseduar me zyrtarin e lartë gjerman, Bislimi ka thënë se kanë folur për futboll.
Ndërsa lidhur me atë se a ka diçka të re rreth kërkesës së gjermanëve për CEFTA-n, ai ka thënë se nuk ka pasur asgjë konkrete veçse kanë biseduar me Sarrazinin.
Vendi i Sarrazinit, Gjermania i ka kërkuar Kosovës që ta heqë ndalesën ndaj mallrave të prodhuara në Serbi, ndalesë kjo që po konsiderohet si diçka që është kundër parimeve të CEFTA-s.