
Bislimi: Kosova duket më mirë nëse projektet ekonomike afrohen me Zvicrën
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka takuar në Zvicër shefin e popullatës dhe emigracionit të kantonit Vaud, Steve Maucci, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Zvicrës.
Bislimi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova do të duket më mirë nëse projektet ekonomike afrohen me Zvicrën.
Ai ka thënë se “Zëri Perëndimor i Kosovës” në misionin e tij konfirmon rrugën e vetme të Kosovës në vlerat perëndimore.
Postimi i plotë i Sali Bislimit:
Kisha kënaqësinë të jem i ftuar në drekë nga Shefi i Popullatës dhe emigracionit të kantonit Vaud z. Steve Maucci
Takim për të shkëmbyer idetë për të mirën e Kosovës dhe Zvicrës, kryesisht ato që lidhen me imigracionin e kosovarëve këtu, ndërtimin e politikave më pozitive mes dy vendeve tona.
Realitetet që kemi, paragjykimet, mundësit që të dukemi më mirë, integrimi i njerëzve tanë këtu në vlera perëndimore, padyshim edhe bisedat mbi martesat e dhunshme që akoma ndodhin u biseduan.
Kosova mund të duket më mirë nëse projektet konkrete ekonomike afrohen me Zvicrën për t’i evituar gjërat negative që kosovarët sfidohen në mungesë të punës dhe mirëqenies.
Pata kënaqësinë që t’i dhuroj dy ikonat e kombit tonë kryetrimin Gjergj Kastriotin dhe të shenjtën Nënën Terezë, që në këto dy figura tona është historia jonë, lufta vlerat dhe humanizmi.
Zëri Perëndimor i Kosovës, sensibilizon, në mision konfirmon rrugën e vetme të Kosovës në vlerat perëndimore që në histori janë shumë faktorë që na penguan që të radhitemi me kohë në koncertin e shteteve që sot janë të avancuara.
Kur të flas për Kosovën unë jam edhe nga Vlora!