Bislimi: Kur po fliste Abdixhiku, e pyeta kryeministrin mos e di kur përfundon lufta në Ukrainë

15 mars 2022 | 14:27

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka ironizuar me deklaratën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se partia të cilën ai e udhëheq e kishte parashikuar krizën dhe rritjen e çmimeve.

Bislimi ka thënë se derisa Abdixhiku po fliste, ai e kishte pyetur kryeministrin nëse “vallë e di edhe kohën kur do të përfundojë lufta në Ukrainë e nuk po na tregon”.

“Ajo që ndodhi ishte që kur deputeti po shpjegonte se si me saktësi ka parashikuar dhe dijë të gjitha zhvillimet, unë i impresionuar e pyeta kryeministrin se mos vallë e di edhe kohën kur do të përfundojë lufta në Ukrainë e nuk po na tregon”, ka thënë Bislimi, i cili ka pasur edhe një përgjigje për Abdixhikun.

“Sa i përket komentit të tij për lidhje ose zgjidhje – duke e njohur mirë deputetin e nderuar, z. Abdixhiku – dua vetëm të konkludoj se e kuptoj shumë mirë, bashkëndiej me të, por nuk e ndihmoj dot”, ka thënë Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint Germain është gati që të rrëmbejë futbollistin më…