Bislimi: Kuvendi dhe Qeveria nuk guxojnë të dëmtojnë partneritetin historik të Kosovës me ShBA-në
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit politike në Kosovë, veçanërisht për shtyrjen e seancës së Kuvendit për t’ju raportuar deputetëve presidenti Hashim Thaçi për vizitën e tij në ShBA.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës nuk guxojnë të dëmtojnë, lëndojnë partneritetin historik strategjik të Kosovës me ShBA-në.
“Një Qeveri dhe një Kuvend që premton pretendon integrime euro-atlantike të Kosovës nuk guxon ta anashkalon minimizon vizitat e presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë, kur dihet që vetëm Administrata Amerikane është garanci kryesore”, ka shkruar Bislimi.
Postimi i plotë i tij:
Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës nuk guxojnë të dëmtojnë, lëndojnë partneritetin historik strategjik të Kosovës me ShBA-në.
Një Qeveri dhe një Kuvend që premton pretendon integrime euro-atlantike të Kosovës nuk guxon ta anashkalon minimizon vizitat e presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë, kur dihet që vetëm Administrata Amerikane është garanci kryesore dhe vendimtare për paqen sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.
Pseudo patriotizmi folklorik që bëhet për qëllime partiake, klanore me bindje mesjetare nuk mund ta vënë nën hije rolin historik të presidentit Thaçi, që të përmbyll përfundimisht konfliktin me Serbinë për një paqe afatgjate në mes dy popujve tanë.
Presidenti i Serbisë fashiste nuk është në Dumen Ruse, por në Shtëpinë e Bardhë nga aty ku ka dalë liria dhe Pavarësia e Kosovës.
Shën Nëna Terezë ju lutë Presidentit Clinton që ta ketë në mbikëqyrje popullin e Kosovës, ashtu edhe besoj që Melania ka influencën tek presidenti Trump që t’i përkushtohet paqes nga rajoni ku është edhe vendlindja e saj.
Zoti e bekoftë Amerikën bashke me miqësinë e përjetshme me Kosovën!!!