Bislimi: Mospjesmarrja e zyrtarëve të LDK-së në varrimin e Demaçit, mjerim
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka reaguar për mospjesmarrjen e zyrtarëve të LDK-së në varrimin e veprimtarit Adem Demaçi.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ky veprim i zyrtarëve të LDK-së është mjerim.
“Mospjesmarrja e krerëve të lidhjës demokratike në lamtumiren e fundit të heroit kombëtar Adem Demaçi, njëshit që dha një jetë për të drejtat e shqiptarëve në ato hapësira ish Jugosllave që ishim, është mjerim dhe në kundërshtin me vlerat që ka kultivuar në të kaluarën”.
“Në traditën shqiptare është kërkuar besë edhe në hasmëri për mundësinë e pjesëmarrjes në ceremonin mortore, vdekja është dhimbje për të gjithë. Shoqëria jonë kosovare duhet të zhvillohet dhe ndërtohet mbi kulturën e Pardonit sepse po me duket se çdo herë e më shumë i përngjajm shoqërive totalitare komunisto-islamiste”, ka shkruar Bislimi.