Bislimi: Në Bruksel s’kemi dialoguar, kemi raportuar për marrëveshjet

14 korrik 2021 | 14:00

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i ka quajtur të padrejta kritikat ndaj tij për mostransparencë në dialogun me Serbinë.

Në komisioni për Integrime Evropiane, ku është shqyrtuar Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA2020 mes Kosovës dhe BE-së, ai ka thënë se nuk e ka ftuar askush për raportim në Kuvend.

Ai ka thënë se në takimin e fundit në Bruksel nuk është dialogu asgjë, por është  raportua për marrëveshje të pazbatuara.

“Unë jam kthyer të mërkurën në Kosovë pas mesnate por nuk kam pas ftesë nga komisionet. Indinjimi me mua që nuk kam ardhur me raportu në Kuvend përderisa nuk kam pas ftesë është i gabueshëm. Ne nuk kemi dialoguar asgjë. Kemi raportuar për marrëveshjet. Ne kemi thanë që 11 marrëveshje Serbia nuk i ka zbatuar, BE-ja është pajtuar me ne përveç për tabelat në Kosovë. Ne kemi raportuar për implementimin e deritanishëm. Pas takimit të datës 19 ne prapë do t’i informojmë liderët politik. Nuk është në rregull me thanë që kemi pasur transparence”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbër Prekazi është lojtari me i ri i skuadrës së…