
Bislimi në vizitë të paparalajmëruar në Berlin
17 janar 2023
| 23:10
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Berlin.
Kjo vizitë e tij nuk është paralajmëruar, dhe ende nuk dihet qëllimi apo arsyeja e saj.
Burime të Klankosova.tv thonë se i njëjti aktualisht është duke u kthyer në Kosovë, dhe bashkë me të është edhe ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde.