Bislimi nga Brukseli thotë se është arritur pajtim mes palëve për targat

29 shtator 2021 | 18:40

Zëvëndëskryeminsitri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se kanë arritur marrëveshje me palën serbe sa i përket targave.

“Kemi tentuar që të detyrojmë Serbinë që të largojë edhe procedurat për qytetarët e Kosovës që lëvizin drejt Serbisë. Ky ka qenë edhe rezultati i sotëm dhe mund të themi që është një marrëveshje. Do të preferonim shumë më tepër që të mos ketë asnjë barrierë dhe që të dy shtetet të njohin në tërësi tabelat e vendeve të tjera, dhe ky do të jetë objektivi kryesor i grupit punues, të cilin do ta themelojmë dhe i cili do të fillojë të takohet që nga data 21 tetor”, ka thënë Bislimi për gazetarët.

Bislimi ka deklaruar se e vetmja pikë ku Serbia nuk e ka dhënë pëlqimin, para se kjo marrëveshje të konsiderohet e finalizuar, ka të bëjë me veturat KM.

Ai ka theksuar se marrëveshja parasheh tri elemente.

Sipas projekt-marrëveshjes, të shtunën forcat e KFOR-it do të zëvendësojnë njësitë e posaçme të policisë së Kosovës në vendkalimet kufitare në veri dhe njëkohësisht duhet të hiqen barrikadat e vendosura nga protestuesit serbë.

“E para nga dita e hënë si Kosova ashtu edhe Serbia të avancojnë në përdorimin e stikersave në vend të ndërrimit të tabelave, që ishte edhe synimi i ynë të kemi trajtim të barabartë. Është e përkohshme dhe do të formohet grup punues për gjetje të një zgjidhje të përhershme për lëvizje të lirë të veturave mes vendeve, brenda gjashtë muajve. Pika e tretë ka të bëjë me deskalimin e situatës, largimin e barrikadave nga dy pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Sipas kësaj marrëveshje, të shtunën do të vendoset KFOR-i në pikat lartë, e pas disa orëve do të zëvendësohej Policia Speciale, që paralelisht me barrikadat do të largohej nga pikat kufitare”, ka thënë Bislimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senati amerikan ka konfirmuar zgjedhjen e Ndihmës Sekretares së re…