Bislimi njoftoi përmes “Facebook”-ut për takimet në Bruksel, Krasniqi i drejtohet me disa pyetje
12 korrik 2021
| 12:52
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, sot përmes profilit të tij në “Facebook” ka treguar se çfarë është diskutuar në takimin e fundit që ka pasur me palën serbe në Bruksel.
Kjo mënyrë e njoftimit për përmbajtjen e takimit është kundërshtuar nga shoqëria civile.
Menaxherja e projektit të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) për dialogun Kosovë – Serbi, Jeta Krasniqi, ka thënë se transparenca në “Facebook” nuk mjafton.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ia ka shtruar disa pyetjet zëvendëskryeministrit Bislimi.