Bislimi: Nuk e kthejmë Veliun, Kurti s’i nënshtrohet afateve të askujt

20 mars 2020 | 13:04

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk i nënshtrohet asnjë afati kohor të askujt.

Bislimi, duke komentuar kërkesën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa që kryeministri, Kurti ta heq taksën dhe ta anulojë vendimin për shkarkimin e ish-ministrit Agim Veliu, ka shtuar se Veliu nuk do të mund të kthehet në asnjë rast.

Sipas tij, plani i kryeministrit ka qenë largimi i taksës fillimisht për lëndën e parë, pastaj zëvendësimi me reciprocitet.

Kur do të ndodh kjo, Bislimi ka thënë se i mbetet Kurtit të vendos.

Mustafa ka thënë se e pret edhe sot Kurtin ta heqë taksën dhe ta anulojë vendimin për Veliun, për t’i dhënë mundësi të vazhdojnë partneritetin tutje edhe në kohën kur Kosova po lufton me pandeminë koronavirus. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Prodhuesve të Kosovës është  takuar me ministrin e…