Bislimi nuk shkon për raportim në Komisionin për Integrime, Hoti: Ka degraduar dialogu
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas dështimit të raportimit të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi në Komisionin për Integrime Evropiane.
“Nuk është hera e parë që kryenegociatori i Kosovës për dialog nuk raporton në Komisione të Kuvendit. Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues. Nuk është mund t’i iket kësaj përgjegjësie”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.
Ai ka thënë se “është për keqardhje degradimi i dialogut nga takimet e nivelit më të lartë në Uashington e Bruksel për ‘Marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve’, në dialog nëpër hotele të plazheve, në Bratisllavë e në Ohër për marrëveshje të ndërmjetme që e lënë problemin hapur për dhjetë vitet e ardhshme”, ka shkruar Hoti.