Bislimi ofendon deputeten e PDK-së: I pakuptimtë epshi juaj për të marrë vëmendje

06 prill 2023 | 12:38

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka ofenduar deputeten e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, duke i thënë se është i pakuptimtë “epshi saj për të marrë vëmendje.

“Është i pakuptimtë epshi juaj për të marrë vëmendje”, ka thënë Bislimi, teksa kanë reaguar partitë opozitare.

Për këtë gjuhë, vërejtje i ka dhënë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“I thashë se ofendimet të shkojnë për shtati”, ka thënë deputetja Musliu – Shoshi, teksa e ka pyetur Bislimin se kur do të japë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi ai vetë kishte deklaruar “se kur kjo qeveri e ndryshon qëndrimin për Asociacionin dhe thotë se do të krijohet me kompetenca ekzekutive ose pa, Besnik Bislimi nuk është më në dialog”.

Në këtë pikë, Bislimi ka zgjedhur të heshtë, edhe pasi deputetja ia ka lëshuar një fjalim të kryeministrit Albin Kurti kur ai dëgjohet të thotë se “ka asociacion” nga marrëveshja e Ohrit.

Paraprakisht Bislimi e ka sugjeruar deputeten që ta lexojë të plotë marrëveshjen. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore, Abelard Tahiri, ka…