Bislimi paska vendosur t’i varrosë Kurtin dhe Vetëvendosjen
Profesori i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, paralajmërimin e ministrit në detyrë të Financave, Besnik Bislimi, për uljen e pagave në sektorin privat, e ka komentuar në llogarinë e vet në “Facebook”. Ai ka vlerësuar se Bislimi me këtë vendim paska vendosur t’i varrosë politikisht e përfundimisht Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.
Shkrimi i Latifit:
Besnik Bislimi, ministri aktual i financave, paska paralajmëru uljen e pagave në sektorin publik. Ky paska vendosë me varrosë politikisht e përfundimisht Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Ky vendim, nëse merret, e shkatërron shtresën e mesme në Kosovë, e cila ka qenë mbështetësja kryesore elektorale e Kurtit. Besnik Bislimi duhet ta kuptoj një gjë elementare: kriza nuk kapërcehet duke shtu varfërinë, ashtu si zjarri nuk shuhet duke i hedhur benzinë. Varfëria i shton dimensione të reja krizës, nuk ia pakëson ato. Shtimi i varfërisë e bën krizën të pakontrollueshme. Barazia në varfëri është metodë puro komuniste. Falë saj sot komunizmi është një ide politike e vdekur dhe e përçmuar edhe në varr.