
Bislimi për babanë e Thaçit: U prehtë në paqe shpirti i këtij burri zemërgjerë që Kosovës ia dha një personalitet të përmasave evropiane
Veprimtari i çështjes kombëtare shqiptare që jeton në Zvicër, Sali Bislimi, ka është i tronditur nga lajmi për vdekjen e babait të Hashim Thaçit.
Me këtë rast, Bislimi i ka shprehur ngushëllime familjes Thaçi për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit.
“Ngushëllimet me të sinqerta familjes Thaçi, e cila edhe në këto momente duhet të gjej forcë, sepse gjithë shqiptaria sot është pranë tyre. U prehtë në paqe shpirti i këtij burri zemërgjerë, që Kosovës ia dha një personalitet te përmasave evropiane!”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Lajmi për vdekjen bacës Haxhi me tronditi edhe më shumë për faktin që ai shkoj në atë botë tri ditë pas takimit me të birin e tij, presidentin Thaçi.
Përqafimi i fundit babë e bir është simbolik e vuajtjes dhe i krenarisë të vetë Kosovës. Një prind si Haxhi Thaçi u takua në spital me të birin që erdhi nga burgu 2 000 km larg Kosovës, kjo tregon fatin e pa përfunduar të shtetit të Kosovës për të cilin një kontribut te jashtëzakonshëm e dha Hashim Thaçi tri dekada me radhe.
Ngushëllimet me të sinqerta familjes Thaçi, e cila edhe në këto momente duhet të gjej forcë, sepse gjithë shqiptaria sot është pranë tyre.
U prehtë në paqe shpirti i këtij burri zemërgjerë, që Kosovës ia dha një personalitet të përmasave evropiane!