Bislimi për largimin e personelit shëndetësor në Gjermani: Edhe mjekët e tyre ikin jashtë

01 prill 2022 | 12:44

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropiane ka folur edhe për çështjen e largimi të mjekëve nga Kosova, duke thënë se nuk është faji për këtë vetëm tek rrogat.

Ai ka thënë se një gjë e tillë ndodh edhe në Gjermani, derisa ka shtuar se mobiliteti është vlerë e Bashkimit Evropian.

“Kanë ikur mjekët gjithmonë në Kosovë dhe do të ikin gjithmonë, por a e dini pse shkojnë mjekët në Gjermani, jo pse është rritur popullsia e Gjermanisë, po se mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë. Do të thotë edhe prej Gjermanisë ikin mjekët dhe shtrohet nevoja që me ardhë mjekë nga Ukrainës, Kosovës, Italisë. Mobiliteti është vlerë e BE-së. Politikat kryesore të OECD -së dhe Bashkimit Evropian janë për të rritur moblitetin e fuqisë punëtore. Projektligji i ri s’do ta bëjë pagën e mjekëve 6000 euro që me thënë tash se s’ke nevojë të shkosh”, ka thënë Bislimi.

Në pyetjen e deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, se a do t’u rritet paga mjekëve dhe t’u bëhet më “e dinjitetshme”, Bislimi është përgjigjur, duke thënë se “nëse ideja e projektligjit është që të bëjmë paga të dinjitetshme, apo të konkludojmë se ato janë të padinjitetshme?”.

Bislimi ka thënë se nuk caktohet paga në bazë të dëshirës, por sipas mundësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Bekë Berisha dhe…