Bislimi për liberalizimin: Duhet të shfrytëzohet pozitivisht, e jo të keqpërdoret

01 janar 2024 | 15:36

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, përmes një postimi në Facebook është shprehur se 1 janari 2024 ka shënuar fillimin e proceseve të rëndësishme për vendin tonë, e për më tepër, siç tha ai, procese të cilat po ndodhin për herë të parë.

Bislimi tha se lëvizja e lirë pa viza filloi dhe sipas tij, qytetarët kanë nisur të përfitojnë nga kjo e drejtë e fituar me mund.

Sa i përketë liberalizimit, ia u shpreh se duhet rikujtuar se duhet të shfrytëzohet pozitivisht, e jo të keqpërdoret.

“Lëvizja e lirë pa viza filloi e qytetarët kanë nisur të përfitojnë nga kjo e drejtë e fituar me mund. Me rëndësi është të rikujtojmë se ajo duhet të shfrytëzohet pozitivisht, e jo të keqpërdoret. Ka rregulla brenda lirisë për të udhëtuar të cilat duhen respektuar e trajtuar me përgjegjësi.Nga sot, qytetarët tanë do të mund të lëvizin tashmë të padiskriminuar nga autoritetet serbe, me targat tona zyrtare RKS dhe pa vendosur ngjitëset në simbolet shtetërore në targat e veturave. Ky ishte pozicioni ynë që nga fillimi e kjo u realizua pas 2 vitesh tensione të panevojshme”.

“Gjithashtu, Elektrosever ka filluar nominimin e energjisë që konsumohet në katër komunat në veri, që nënkupton se nga sot pushojnë edhe devijimet e KOSTT-it. Pas më shumë se 20 vitesh, edhe në veriun e vendit tonë, do paguhet rryma njëjtë si në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. 3 procese kanë filluar nga sot, procese të tjera do t’i ndërmarrim e zhvillojmë përgjatë vitit, gjithmonë në shërbim të interesave të të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar tutje Bislimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Plagët e familjarëve të personave të zhdukur gjatë luftës në…