Bislimi për mediumin serb: Marrëveshja për energjinë me Serbinë, pothuajse e arritur

03 qershor 2022 | 17:12

Zëvendëskryeministri dhe shefi i ekipit negociator të Kosovës në dialogun në Bruksel, Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia është fajtore për dështimin e arritjes së marrëveshjes për targa.

Njeriu dy i qeverisë ka shtuar se, dështimi i marrëveshjes është pasojë e strategjisë që është zgjedhur nga Beogradi.

“Ky ngadalësim është kryesisht pasojë e strategjisë që padyshim është zgjedhur nga pala negociatore nga Beogradi, e cila krijon pengesa të panevojshme në proceset që po kalojmë. Kjo vlen edhe për marrëveshjen energjetike dhe targat. Unë mendoj se nuk ka asnjë arsye që asnjë palë të thotë se nuk mund të fillojë menjëherë zbatimin e marrëveshjes”, ka thënë Bislimi për mediumin “N1”.

Kur është fjala për energjinë, Bislimi ka thënë se nga nëntë pika ka mbetur vetëm një hap që duhet ta bëjë pala serbe dhe se pret që të bëhet gjatë javës së ardhshme. Duke shtuar se rregullatori i energjisë në Kosovë ka 100 ditë kohë për të zbatuar marrëveshjen.

Bislimi ka shtuar se për çështjen e targave pala serbe ka zgjedhur pengimin si zgjidhje.

“Ne kishim tre opsione dhe secila palë duhet të kishte zgjedhur njërën prej tyre. Në rast se nuk zgjedhim të njëjtat opsione, atëherë negociatorët ose krerët e shteteve duhet t’i bashkojnë këto dy opsione në një, por pala serbe refuzoi të pozicionohej deri në dhe zgjodhi pengimin si zgjidhje”, ka thënë zëvendëskryeministri Bislimi.

Më tutje, Bislimi, ka folur edhe për drejtorin e të ashtuquajturës “zyre për Kosovë”, Petar Petkoviq, për të cilin ka thënë se ky i fundit nuk ka paraqitur asnjë zgjidhje, duke shtuar se Petkoviq i ka paraqitur një, siç ka thënë ai “mashtrim të paskrupullt”.

“Por ai nuk paraqiti asnjë zgjidhje. Kishte një mashtrim të paskrupullt që ia bëri (Miroslav) Lajçakut sepse ai ishte garantuesi i suksesit të takimit”, ka  thënë Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ferizajt ka bërë një sezon të mrekullueshëm në…