Bislimi për moslejimin për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve: Është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi e ka quajtur të padrejtë dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe karakterin e kësaj konference
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, e ka dënuar moslejimin për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Muratit, për të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri.
Ai e ka quajtur të padrejtë dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe karakterin e kësaj konference.
“Është e padrejtë, si dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe karakterin e kësaj konference. Kosova është një partner i besueshëm për aleatët e saj, organizatat ndërkombëtare dhe iniciativat e përbashkëta. Ndihma dhe mbështetja jonë u pamundësua sot nga organizatori”, ka shkruar Bislimi në Twitter.
Ndryshe, Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk ka mundur të marrë pjesë në një konferencë të donatorëve në Bruksel, për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe në Siri.
Ai ka bërë të ditur se nuk është pranuar përfaqësimi i Kosovës pa fusnotë.
“U dashtë ndërrimi i tre aeroplanëve për të arritur sot në Bruksel për të marrë pjesë në konferencën e donatorëve në mbështetje të njerëzve të Turqisë dhe Sirisë të prekur nga tërmetet shkatërruese. Qeveria e Kosovës dëshiron të zotohet për mbështetje financiare dhe të jetë pjesë e të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar”, ka shkruar ministri i Financave dhe i Transfereve.
“Fatkeqësisht, vendi im nuk mundi të merrte pjesë dhe të kontribuonte për shkak të trajtimit jokorrekt dhe diskriminues nga organizatori, i cili këmbënguli në përdorimin e fusnotës në kundërshtim me shkronjat e marrëveshjes fillestare të Brukselit, dhe frymën e konferencës së sotme”, ka thënë Murati.
1/2 The Republic of Kosova has been generous in its aid for those affected by last month’s devastating earthquakes. But the unacceptable asterisk prevented Kosova & Minister of Finance @HekuranMurati from participating in today’s donor conference for further aid.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) March 20, 2023