Bislimi: Për një orë e gjysmë diaspora dha 35 mijë euro, por një pjesë e madhe e tyre po hezitojnë

14 prill 2020 | 12:40

Ministri në detyrë i Financave dhe i Transfereve, Besnik Bislimi, ka deklaruar se diaspora është duke ndihmuar Kosovën në masë të madhe pas kërkesës për ndihmë financiare që të menaxhohet situata me koronavirus.

Bislimi ka thënë para mediave se vetëm për pak orë 35 mijë euro janë mbledhur në llogari.

Sipas ministrit në detyrë, disa prej atyre që duan të kontribuojnë, nuk po e bëjnë këtë për arsye se po frikësohen nga saç thotë ai planet e presidentit Hashim Thaçi.

“Sa po na ndihmon diaspora është tepër shumë, vetëm për një orë e gjysmë janë derdhë 35 mijë euro, është për çdo lëvdatë, duhen disa ditë që mjetet të derdhen, një pjesë e mirë e diasporës është duke hezituar sepse kanë frikë se mos mjetet po keqpërdoren dhe skenarët që po i përgatit Thaçi munden me pas sukses. Duhet me i kuptuar diasporën, po gatishmëria e tyre është e madhe”, ka deklaruar ai.

Bislimi gjithashtu ka thënë se opozita po mundohet të bllokojë ndihmën për biznese që Qeveria po mendon ta marrë si kredi, derisa ka shtuar se Qeveria ka kapacitet që ta bëjë këtë edhe me buxhetin e vet.

“Harroni që mundeni me blloku punën e Qeverisë. Vetëm po ju them se dëmi është i madh me bllokimin e kësaj kredie, ndërkaq përfitimi i opozitës shumë i vogël”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll pritet të përforcohet…