Bislimi: Pesë pare s’po i jepni për miqtë ndërkombëtarë kur po thonë ‘shtyjeni mocionin’
25 mars 2020
| 15:45
Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka thënë se argumentet që po përdoren për mocionin e mosbesimit ndaj qeverise janë të paqena.
Për mosheqjen e plotë të taksës 100 për qind, ka thënë se nuk ka as akordim në mes të dy partive nënshkruese emocionit , LDK-së dhe AAK-së.
Ndërsa për raportet ndërkombëtare të Kosovës, Bislimi ka parashtruar një pyetje për deputetët që duan rrëzimin e qeverisë.
“Kur po thoni partneriteti me miqtë ndërkombëtar, a po mendoni vetëm me ShBA-të? Sepse të gjithë miqtë po thonë ‘shtyjeni mocionin, s’jeni tu bo mirë’, po pesë pare s’po i jepni”, ka thënë Bislimi.