Bislimi pret në takim lamtumirës ambasadoren e Suedisë në Kosovë

25 korrik 2022 | 14:09

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadoren Hernmarck për bashkëpunimin, mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për Republikën e Kosovës përgjatë viteve dhe veçanërisht për rolin e saj aktiv në mbrojtje të mjedisit dhe politikave të gjelbra.

Gjithashtu, u shpreh se Kosova mirëpret mundësitë për rritje të investimeve për investitorët dhe kompanitë e mëdha suedeze, të cilat mund të kontribuojnë mes të tjerave në zhvillimin e inkubatorëve të bizneseve, energjinë, menaxhimin e mbeturinave.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka theksuar sukseset e Kosovës në sundimin e ligjit, demokratizimin, luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe migrimit.

Gjithashtu potencoi nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kosova sheh tek shteti i Suedisë një model të demokracisë dhe lirisë. Suedia është ndër katër donatorët më të mëdhenj në Kosovë, e cila ka ndihmuar me mbi 10 milionë euro në vit institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile në projektet për zhvillim ekonomik dhe demokratik, të drejta të njeriut dhe mbrojtje të mjedisit, që kanë ndihmuar në transformimin e shoqërisë tonë.

Në përfundim, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohje për punën e frytshme të ambasadores dhe ekipit të saj duke vlerësuar impaktin e rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Suedisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në…