Bislimi priti në takim ambasadorin austriak, diskutuan për proceset integruese dhe dialogun

12 maj 2021 | 13:51

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritue sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Ambasadori Weidinger e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja.

Ai ka theksuar se Austria do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës, sikurse dhe popullin e Kosovës, në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Weidinger veçoi fushën e arsimit të lartë dhe atë të investimeve direkte si pika kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Austrisë ia ka dhënë Kosovës, dhe theksoi vullnetin dhe gatishmërinë për të shtuar bashkëpunimin edhe në fusha të ndryshme me interes për të dyja vendet.

Ambasadori Weidinger dhe zëvendëskryeministri Bislimi diskutuan edhe për situatën me pandeminë Covid-19 në Kosovë, vizitën e kryeministrit Kurti dhe zëvendëskryeministrave Bislimi e Gërvalla në Bruksel, si dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), dy…